Site icon Telegrafi

Iluzion optik, anija duket sikur lundron në qiell

Një burrë ka arritur të filmojë një “skenë” të pazakontë – ku anija gjigante dukej sikur po lundron nëpër qiell – por në fakt është një iluzion optik.

Colin McCallum kishte parë anijen e kuqe mbi horizont, derisa po udhëtonte përmes Banff në Aberdeenshire, transmeton Telegrafi.

Fillimisht edhe vetë ishte habitur kur pa anijen që dukej sikur po lundronte në qiell, por në fakt ishte ngjyra e ujit dhe e qiellit që kishin ngjyrën e njëjtë dhe në shikim të parë dukej ashtu.

Por ishte këndi që e bënte një iluzion optik, por nëse shikohet me vëmendje vërehet qartë që anija është në ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version