Telegrafi

Ilustrimi real i së bijës, e turpëroi nënën në mbledhjen e prindërve (Foto)

Margaret Stevenson nga Kilmarnock i Skocisë, u turpërua në një mbledhje prindërish, kur mësuesja ia tregoi ilustrimin e së bijës, ku ajo shihet e shtrirë nga dehja tepërt, ndërsa pranë kishte kovën ku vjellte gjatë tërë kohës.

Nëna 39-vjeçare, që para një jave e kishte tepruar me alkool, nuk mund të besonte që vajza Lucie e portretizoi në mënyrën më të pafavorshme, teksa nuk mungonte as përshkrimi, transmeton Telegrafi.

“Të dielën nëna ishte e sëmurë. Ajo na tha se ka pirë dhe tani duhet të flejë. Uroj që të shërohet sa më shpejtë”, ka shkruar shtatëvjeçarja.

Ilustrimi i vogëlushes

Me këtë rast, asaj iu kërkua që të kontrollojë pijen dhe të mos e shqetësojë më të bijën, e cila nuk ishte ndjerë mirë, që nëna ishte në atë gjendje. /Telegrafi/