Margaret Stevenson nga Kilmarnock i Skocisë, u turpërua në një mbledhje prindërish, kur mësuesja ia tregoi ilustrimin e së bijës, ku ajo shihet e shtrirë nga dehja tepërt, ndërsa pranë kishte kovën ku vjellte gjatë tërë kohës.
Nëna 39-vjeçare, që para një jave e kishte tepruar me alkool, nuk mund të besonte që vajza Lucie e portretizoi në mënyrën më të pafavorshme, teksa nuk mungonte as përshkrimi, transmeton Telegrafi.
“Të dielën nëna ishte e sëmurë. Ajo na tha se ka pirë dhe tani duhet të flejë. Uroj që të shërohet sa më shpejtë”, ka shkruar shtatëvjeçarja.
Me këtë rast, asaj iu kërkua që të kontrollojë pijen dhe të mos e shqetësojë më të bijën, e cila nuk ishte ndjerë mirë, që nëna ishte në atë gjendje. /Telegrafi/