Telegrafi

Ilustrimi që ju jep dhembje koke: Janë 12 pika, por është e pamundur t’i shihen të gjitha njëherësh

Shfrytëzuesit e internetit kanë mbetur të hutuar nga ky imazh, në të cilin janë 12 pika të cilat nuk mund të shihet në të njëjtën kohë

Rrathët e zi janë vendosur në tri kolona të ndryshme, që formohen nga vijat horizontale, vertikale dhe diagonale.

Megjithëse është e lehtë të vërehen ndaras, syri e ka të pamundur t’i kapë të gjitha njëherësh.

Sapo fokusi bie te njëri rend, të tjerat zhduken në mënyrë misterioze, transmeton Telegrafi.

“Provoni t’i shihni të gjitha, por jo për shumë gjatë sepse do të keni dhimbje koke”, është një koment për këtë ilustrim enigmatik. /Telegrafi/