Site icon Telegrafi

Ilustrimi në kapakun e biskotave, përfshinë edhe dy skena eksplicite që vërehen me vështirësi (Foto)

Me gratë elegante që pinë qaj prej një seti porcelani kinez, kjo mund të duket pamja më e mirë e një pjese periferike britanike, nga një kohe të shkuar.

Por, nëse shihni me kujdes në këtë kapak të biskotave, mund t’i gjeni edhe dy skena eksplicite, që nuk kanë të bëjnë asgjë me portretin e përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Portreti mbi kapak

Në mesin e fëmijëve të edukuar dhe shkurreve të prera me kujdes, ndodhet edhe një çift duke kryer marrëdhënie intime, si dhe dy qen që çiftohen.

Ambalazhi i dizajnuar më 1980 nga Mike Hill, deri më tani nuk ka paraqitur asnjë problem, disa nuk u shpërnda në internet, nga dikush me shikim shumë të mprehtë.

Skenat eksplicite

“I bëra pa ndonjë qëllim të keq, thjeshtë vetëm për tu qeshur me shokë. Jam pak djalë i ndrytë, por nuk desha t ofendoj askënd“, ka thënë Hill.

Atë e kishin akuzuar se i bëri qëllimisht, sepse u lodh me këto ilustrime, që nuk i shpaguheshin sa duhet. “Jam artist i pavarur, punoj aq sa më angazhojnë. Kjo punë më pëlqente, vetëm desha t’i vë pak motive të fshehta” ka përfunduar artisti.

Qentë duke u çiftëzuar
Çifti duke kryer marrëdhënie intime

Në një ambalazh të ngjashëm, ku ishte paraqitur një beteje lufte, ai shkroi fjalë ‘sex, drog and rock ‘n’ roll’.

Autori i ilustrimit, Mike Hill dhe punimet e tij

Këto kuti që gjithnjë e më shumë po rrallohen, kërkohet të blihen prej koleksionuesve, të cilët paguajnë deri në 500 euro vetëm për një të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version