Kjo enigmë djallëzore, ku kërkohet të gjendet personazhi i fshehur, ka bërë shikuesit të hapin sytë me habi – ndërsa është lehtë të kuptohet pse.
Diku në mesin e këtyre drerëve, gjendet një ari i cili ka aftësi shumë të mira për kamuflim, transmeton Telegrafi.
Kjo skenë festive, është punimi fundit i artistit hungarez Gergely Dudas, i njohur si Dudolf, që ka krijuar një varg ilustrimesh të tilla.
Ai është popullarizuar në fund të vitit 2015, kur punimi dinak me një panda të fshehur në mesin e dordolecëve, u shpërnda me shpejtësi në internet.
“Babagjyshi është i frikësuar, pasi mes drerëve të tij ndodhet një ari dhe po përpiqet ta gjejë, në mënyrë që të mos sulmohet prej tij”, është tregimi për këtë vizatim.
Megjithëse duket si një lojë fëmijës, është një prej enigmave më të vështira deri më tash. /Telegrafi/