Si destinacione të para të kësaj kompanie do të jenë Italia dhe Zvicra, ndërkaq në fazat e tjera edhe vendet e tjera evropiane.
Hyrja në treg e kësaj kompanie do të shtojë konkurrencën dhe do të ulë çmimet e biletave.
Illyrian Airways ka filluar edhe me përgatitjet e personelit. Numër i madh i stjuardëve dhe stjuardesave kosovare janë certifikuar nga kompania në përputhje me standardet evropiane të aviacionit civil. Kompani posedon të gjithë personelin dhe infrastrukturën e nevojshme për një kompani ajrore.
Halil Shala, drejtor komercial i Illyrian Airways, tha të shtunën se tani si kompani vendore do të krijojnë stabilitet në tregun e Kosovës dhe do të rrisin kapacitetet tekniko-profesionale të stafit në vend. /Telegrafi/