Site icon Telegrafi

Ilkay Gundogan do t’i mungojë gjashtë javë Cityt?

U mendua fillimisht se bëhet fjalë për një lëndim të lehtë.

Por, si duket është për një dëmtim më të gjatë, i cili do ta mbajë futbollistin për gjashtë javë jashtë fushave të blerta.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Premier Leagues

Ilkay Gundogan është lënduar në sfidën e së mërkurës kundër skuadrës së Valon Behramit të Watfordit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ky është dëmtimi i tretë në tre vjet e gjysmë të fundit për 26-vjeçarin e kombëtares gjermane.

Vlen të theksohet se Manchester City triumfoi me rezultat 2-0 kundër Watfordit. /Telegrafi/

Exit mobile version