Lumturie Iljazi është zgjedhur për udhëheqëse detyre për postin kryetare e Komunës së Bogovinës, përcjell Telegrafri Maqedoni.
Iljazi, me 9 vota Për nga këshilltarët e BDI-së, 8 Kundër nga LR-DSH.
Kundër kandidat ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH dhe me këtë përfundimisht është zgjedhur problemi në këtë komunë, ku pothuajse tre muaj, 500 të punësuar në administratë dhe arsim nuk kanë marrë rroga.
Më 06.05.2017 u vra kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi nga bashkëfshatari i tij Qani Abazi i cili më pas, u vetëvra me një plumb në kokë. /Telegrafi/