Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Iliriana Sadriu, ka festuar ditëlindjen.
Bukuroshja nga Ferizaj me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga miqtë e të afërmit.
Megjithatë, asaj i është bërë edhe një dhuratë e veçantë, një makinë e tipit BMW.
Këtë e ka treguar në rrjete sociale, duke sjellë poza të ndryshme pranë tij.
“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo.
Iliriana për publikun u bë më e njohur që nga paraqitja në Big Brother VIP Kosova 2 së bashku me partnerin e saj, Adri Rrogaqin.
Këtë verë ata janë shumë të kërkuar nëpër dasma e ahengje. /Telegrafi/