Telegrafi

Ilire Vinca e Kasem Hoxha, me çmime në Albanian Film Week në New York

Ka përfunduar në New York organizimi më i madh i filmit shqiptar atje, Java e Filmit Shqiptar.

Si e do rendi, çmimet për më të mirët i kanë dhënë fund disa ditëve festë e filma.

Ilire Vinca ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në “Një Pikë Gjaku”, ndërsa filmi KROM i Bujar Alimanit ka fituar çmimin e filmit më të mirë në festival, transmeton KultPlus.

Filmi “Capsule” nga Irdit Kaso është zgjedhur filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër, derisa Sami Mustafa me dokumentari “Trapped” ka fituar çmimin për dokumentarin më të arrirë.

Kasem Hoxha nga filmi KROM ka marrë çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa vetë regjisori Alimani është shpallur regjisori më i mirë. “BUKA” ka marrë çmimin për kamerën më të mirë, ndërsa muzika më e mirë u zgjodh ajo e “Red Fire” nga Jiuseppe Teipodi dhe Francesco Barletta.

“Paftuar” nga Roland Uruci morri çmimin e produksionit më të mirë ndërsa audienca e zgjodhi filmin “Red Fire” si filmin më të mirë.