Deputetja Ilire Dauti ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e saj nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Ky veprim i saj vjen pasi të premten ndaj saj u votua interpelancë në Kuvend.
Edhe pse kishte kohë 15 minuta që ta shtjellojë arsyen e dorëheqjes, kreu i Kuvendit Afrim Gashi nuk e lejoi këtë, pas çka kishte debat mes deputetëve.
Pas debatit mes deputetëve, Gashi dha pauzë, ndërsa tha se deputetja Ilire Dauti do të ketë mundësi ta arsyetojë dorëheqjen në seancën e radhës, më 21 janar.
Ndryshe, javën e kaluar deputetët votuan interpelancën ndaj Ilire Dautit, ndërsa Gashi tha se ajo nuk do të ketë efekt juridik.