Telegrafi

Ilira Gashi flet për “Sunny Hill”: Jam e emocionuar që do të performoj në vendlindjen time

Ilira Gashi (Foto: Instagram/iliramusic)

Këngëtarja shqiptare, Ilira Gashi, tashmë është bërë e ditur se do jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të muzikës, “Sunny Hill”, i cili pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht. 

Ylli botëror së fundmi ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ndërsa ka shpalosur detaje rreth jetës dhe karrierës profesionale e po ashtu edhe rreth pjesëmarrjes në këtë festival.

“Jam tejet e emocionuar të jem në skenë, në vendlindjen time! Kam disa projekte të pa publikuara që do t’i ndajë për herë të parë, e po ashtu do të këndojë këngën time të re ‘Pay Me Back'”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Lexo po ashtu Ilira, ylli shqiptar që u rrit mes kulturave të ndryshme - rrëfehet për jetën dhe famën ndërkombëtare

23-vjeçarja ndër të tjerash rrëfen edhe vështirësitë që ka hasur në karrierë, dhe shpreson që një ditë publiku ta njohë për atë që është.

Ilira është emër i ri në skenën ndërkombëtare, por që premton shumë, teksa deri më tani ka sjellë një sërë projektesh të suksesshme.

Ndërkohë, ky festival do të mbledhë në një vend emra të mëdhenj të muzikës tonë dhe asaj ndërkombëtare. /Telegrafi/