“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se zëvendësministri z. Ilir Mirena jep dorëheqje nga posti qeveritar. Shkaqet e dorëzimit të postit të zëvendësministrit Mirena janë për arsye personale”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.
Ilir Mirena, ditë më parë pati dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Kastriot.
Mirena ka marr postin e zëvendësministrit, në maj të vitit 2011, pas formimit të kabinetit të ri qeveritar. /Telegrafi/