Site icon Telegrafi

Ilir Meta zhvillon bisedë telefonike me Ramush Haradinajn

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për të cilin gjykata franceze në Colmar do të vendosë nesër për lirimin ose ektradimin e tij në Serbi.

Gjatë bisedës, Meta i ka thënë kreut të AAK-së se uron që të marrë fund sa më shpejtë ky proces absurd dhe provokativ.

Kryeparlamentari Meta e ka ftuar Haradinajn të zhvillojnë një takim në Tiranë.

Haradinaj ishte arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Basel-Mulhouse në Francë, me katër janar të këtij viti me një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon për krime lufte. /Telegrafi/

Exit mobile version