Site icon Telegrafi

Ilir Meta zbulon se si do të quhej nëse e ëma do ta pranonte emrin që deshi gjyshja

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk do të kishte këtë emër që ne e njohim sot, nëse për emërimin e tij do të vendoste gjyshja e tij.

Ilir Meta ka rrëfyer në emisionin “Opinion” se gjyshja e tij dëshironte t’i vinte emrin Novruz, për shkak se ka lindur më 23 Mars.

Por, siç përcjell lapsi.al, mamaja e tij nuk kishte pranuar për këtë emër.

“Kam lindur me 23 mars në Çepan, dhe gjyshja donte të ma vinte emrin Novruz. Po mamaja ime insistoi shumë për emrin Ilir”, ka thënë Ilir Meta.

Exit mobile version