Site icon Telegrafi

Ilir Meta thotë se është i gatshëm t’u përgjigjet publikisht pyetjeve të Kushtetueses

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se është i gatshëm t’u përgjigjet publikisht pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta me anë të një reagimi në Facebook, ka pranuar se është njohur me pyetjet e Kushtetueses.

“Falënderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues”, ka reaguar Meta.

Ai ka sqaruar se brenda 48 orëve do të lexoj personalisht 72 përgjigje për të gjithë qytetarët.

“Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, ka shtuar Presidenti.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese shtyn përsëri seancën rreth shkarkimit të Ilir Metës

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shtyjë për të tretën herë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë rreth shkarkimit të tij.

Seanca e radhës u vendos për datën 7 shkurt pasi përfaqësuesit ligjor të Metës paraqiten argumentet e tyre kundër shkarkimit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version