Telegrafi

Ilir Meta, sonte mysafir special në “Debat Plus”

Sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në një edicion special në bashkëpunim me ABC News, do të jetë i ftuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përballë Fidan Ramës, Endri Xhafos dhe Astrit Gashit.

Në debatin e sotëm të veçantë, mes tjerash do të flasim për tërmetin që bashkoi shqiptarët, ndihmat nga shtetet e ndryshme të botës për fatkeqësinë që goditi Shqipërinë.

Nuk do të mungoj as diskutimi për bashkimin kombëtar, mundësinë e realizimit të një ideje të tillë dhe gatishmërinë e të dyja shteteve për një komb të përbashkët, e gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

“Debat Plus” me Ermal Pandurin, do të mund ta ndiqni sonte me fillim prej orës 20:30, në RTV Dukagjjini dhe në ABC News.