Site icon Telegrafi

Ilir Meta nuk ka me dyshime se marrëveshja Rama-Basha është kundër LSI –së

Presidenti i zgjedhur i vendit, Ilir Meta, ka theksuar se Rama e Basha po veprojnë drejtpërdrejte me task–forcën e ngritur për zgjedhjet, të cilën e quan si gestapo.

Por Ilir Meta ka një paralajmërim për ish-aleatin, të cilin thotë se ia ka bere të qartë edhe me anë të dy mesazheve. Në zemërimin e tij kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, nuk munguan as akuzat për krerët dy partive kryesore.

Ai foli për tre komplote të organizuar prej tyre ndaj LSI-së, i fundit, ai i paktit te majit. Meta zbuloi edhe një takim të fshehtë me Lulzim Bashën gjatë kohës që opozita protestone në çadër, ku i kishte sugjeruar edhe mos-daljen në koalicione në zgjedhje.

Ilir Meta shprehu edhe njëherë sigurinë se partia e themeluar prej tij do të dalë forcë e parë, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion me partitë e vogla për të lëne dy partitë e mëdha në opozitë. Por nuk përjashtoi edhe një koalicion tjetër me Ramën.

Exit mobile version