Site icon Telegrafi

Ilir Meta: Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka thënë se këto dy vende duhet të nisin dialogun, duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme.

“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. #OSCE #OSCEPA”, shkruan Meta.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta poqëndron në Kopenhagë të Danimarkës, ku po merr pjesë në takimin e Udhëheqjes së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e ku u diskutuan çështjet aktuale ndërkombëtare dhe u ofruan sugjerime lidhur me raportet dhe projekt-rezolutat që po përgatiten për Sesionin e 28-të vjetor të Asamblesë së OSBE-së, që mbahet këtë verë në Luksemburg. /Telegrafi/

Exit mobile version