Site icon Telegrafi

Ilir Meta në Medvegjë, nuk ngurron t’ia “dridh” telat çiftelisë – ia merr edhe këngës (Video)

Një vizitë për tu mbajtur mend nga shqiptarët e Medvegjës, teksa kanë takuar por edhe kanë dëgjuar dhe parë live presidentin e Shqipërisë të këndojë këngë dhe ti bjerë çiftelisë nga zona e tyre.

Sipas mediave shqiptare, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra gjatë vizitës së Ilir Metës, i cili ishte në një vizitë në Medvegjë, ku u prit nga dhjetëra qytetarë.

Në mbrëmje, kreu i shtetit shqiptar, ishte i ulur në një tryezë me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve dhe disa rapsodë, duke iu bashkuar atyre nën tingujt e bukur të çiftelisë.

Në tavolinë, Meta na ka njohur edhe me një ”talent” të tij, atë në muzikë. Presidenti nuk ka ngurruar aspak të provojë t’i bjerë çiftelisë e të këndojë.

Video është postuar nga gazetari Idro Seferi i cili shkruan: “Leksion me çifteli rapsodi nga Skrapari, Ilir Meta”.

Exit mobile version