Site icon Telegrafi

Ilir Meta dhe Bes Kallaku bëhen sërish bashkë, kësaj here për një qëllim social (Foto)

Ata janë dy personazhe mjaft të dashur për publikun!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe humoristi Bes Kallaku vazhdojnë të kenë një miqësi mjaft të fortë me njëri-tjetrin.

Ata së fundmi janë bërë bashkë për të realizuar një qëllim, atë të mbështetjes së kauzës sensibilizuese për “Javën e fëmijëve jetim”.

Ka qenë presidenti i Shqipërisë ai i cili ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Facebook, ku shfaqet mjaft i buzëqeshur pranë mikut të tij.

“Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Sot në Presidencë me Bes Kallakun për ‘Javën e Fëmijëve Jetimë’”(sic.), ka shkruar Ilir në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket, dyshja do të mbështesin fëmijët jetimë duke i ndihmuar ata me plotësimin e disa prej nevojave familjare. /Telegrafi/

Exit mobile version