Site icon Telegrafi

Ilir Meta dekoron Dardan Gashin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot ka dekoruar zëvendëskryeministrin e Kosovës njëherësh Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashin me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”.

Presidenti Meta këtë urdhër e ndau me rastin e solemnitetit në 575 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, po në këtë qytet “në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar për diasporën shqiptare në ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar”.

Në prani të kryetarit të Komunës së Lezhës, dhe personaliteteve të shquara të Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës, Gashi falënderoi autoritetin e presidentit për dekoratën e ndarë duke theksuar se kjo dekoratë nuk është për të si person, po për të gjithë ata që luftuan në arritjen e qëllimit përfundimtar pavarësinë e Kosovës, dhe ata që pareshtur po punojnë për zhvillimin e atdheut.

“Është nder i madh dhe e ndaj me gjithë diasporën, për sakrificat deri në atë të fundit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, dhe shpresojmë se do ta mbajmë këtë çmim me nder dhe ta arsyetojmë atë”, tha Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version