Ilir Meta ka treguar aftësitë e tij për t’i rënë tupanit.
Këtë gjë presidenti i zgjedhur shqiptar e ka bërë në qytetin e Kukësit, ku është takuar me qytetarët.
Banorët lokalë e kanë pritur ish-kryetarin e Lidhjes Socialiste për Integrim me tupanë dhe muzikë, ashtu që edhe ai është përfshirë në këtë atmosferë.
“Nga takimi i LSI në Kukës”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në faqen e partisë në Facebook. /Telegrafi/