Site icon Telegrafi

Ilir Meta betohet si president më 24 korrik

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka lëshuar dekret për thirrjen seancës së Kuvendit, ku do të betohet presidenti i ri, Ilir Meta.

Sipas dekretit kjo seancë do të mbahet më 24 korrik.

“Për thirrjen e kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm për bërjen e betimit të presidentit të Republikës. Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dekretoj thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version