Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ceremonia është zhvilluar në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku pas kësaj ata do të mbajnë një takim bilateral.
Gjatë kësaj ceremonie janë interpretuar dy himnet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë.
Pas takimit presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media. /Telegrafi/