Ilir Latifi ka arritur fitoren më të madhe në karrierë, ai triumfoi ndaj Ovince Saint Preux dhe kështu u fut në grupin e ngushtë të sportistëve për titullin e UFC-së.
Pas fitores shqiptari ka postuar disa video dhe fotografi në Instagram nga triumfi i tij dhe normalisht që nuk munguan komentet uruese.
Në mesin e tyre ishte edhe ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, i cili në koment i ka shkruar: “Urime vëlla”.
Rusi është komentuar shumë së fundi për një përballje të mundshme me Conor McGregor, por për shkak se nuk dihet ende nëse irlandezi do t’i kthehet UFC, nuk është folur për ndonjë datë të mundshme.
29-vjeçari është kampion i UFC në pesha të lehta dhe aktualisht mban rekordin në MMA për fitore radhazi, gjithsej 25.
https://www.youtube.com/watch?v=eb3A72Gw4g4
Latifi që në UFC prezantohet si sportistë i Suedisë ka kërkuar publikisht që kundërshtari i radhës dëshiron të jetë Daniel Cormier, kampionit aktual për pesha deri në 93 kilogram.
Sportisti i artëve të përziera marciale është uruar edhe nga shumë yje të sportit dhe muzikës shqiptare në botë. /Telegrafi/