Telegrafi

Ilir Latifi rikthehet sonte në oktagon – pritet ta ‘shpartallojë’ rusin

Ilir Latifi do të rikthehet sonte në tetëkëndësh, duke u futur në duel si një super favorit.

Luftëtari shqiptar, do të përballet me Aleksei Oleinik, edhe pse ishte planifikuar që të ndeshej me Alexandr Romanov, por ky i fundit u largua për shkak të një lëndimi.

Ata janë luftëtarë të ndryshëm, por lufta pritet të ketë shumë dallime – pasi Latifi është një sportist më i përgatitur dhe favorit në këtë dyluftim.

Latifi ka 16 fitore, 8 humbje dhe asnjë barazime, kurse Oleinik ka 59 fitore, 16 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij të gjatë.

Luftëtari ynë është 38 vjeçar, kurse Oleinik është 44. Kjo luftë zhvillohet sonte në mesnatë (sipas kohës tonë lokale) në ShBA. /Telegrafi/