Site icon Telegrafi

Ilir Latifi përball Teixeiras, konfirmohet meçi me 22 korrik

Ilir Latifi do të ndeshet me brazilianin Glover Teixeira në artet e përziera marciale të UFC-së.

Luftëtari me prejardhje nga Kosova po vazhdon marshimin në përballjet e tij në kategorinë e Light Heavyweight [Kategoria e mesme] në UFC.

Lexo po ashtu Përmbledhje e vizitës së Ilir Latifit në Tiranë - Jeta dhe karriera e yllit të vetëm shqiptar në UFC

Ndeshja e radhës për Ilir Latifin është ajo në mes të brazilianit Glover Teixeira,  i cili është i treti në ranglistën botërore të arteve të përziera marciale të kategorisë së tij.

Glover Teixeira (Getty Images)

Është vet Latifi, i cili ka konfirmuar meçin ndaj Teixeiras, po ashtu edhe datën dhe vendin.

22 korrik është data kur do të zhvillohet meçi, ndërsa Barclaycard Arena e Hamburgut do ta mirëpret këtë përballje.

Ilir Latifi gjatë vizitës së tij në Tiranë

Latifi, i cili është në vendin e katërt në ranglistën botërore në kategorinë e tij në UFC do të kërkoj fitoren e tretë radhazi dhe ngjitjen edhe më lart në renditje.

Lexo po ashtu Latifi i lumtur se ka arritur të jetë në top pesëshen e UFC-së: Çdo gjë është e mundur nëse luftoni për atë

Biletat për këtë përballje të madhe të UFC-s kanë dalë në shitje nga data 27 prill.

Ndryshe, Latifi ishte në Tiranë javën e kaluar, ku u prit nga adhurues të shumtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version