Site icon Telegrafi

Ilir Latifi lajmëron përballjen me Corey Anderson në UFC

Foto: mmajunkie.com

Në javën e parë të tetorit të 2018 të gjithë po flasin për UFC, kjo për shkak të përballjes mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Rusi fitoi ndaj irlandezit dhe për këtë u urua edhe nga shqiptari i UFC-së, Ilir Latifi, me të cilin edhe njihen.

Me këtë rast sportisti nga Kosova ka njoftuar edhe meçi i tij i ardhshëm në UFC është ndaj Corey Anderson.

Dyshja do të ndeshjen në kuadër të titullit ‘light heavyweight’ dhe do të mbahet në Las Vegas më 29 dhjetor.

Shqiptari 35 vjeçar n ë MMA ka 20 ndeshje në total, nga këto ka 14 fitore,5 humbje dhe një barazim.

Lexo po ashtu Drake u tmerrua kur Khabib doli nga ‘Tetëkëndëshi’, edhe Ilir Latifi tallet me reperin

Ndërsa në anën tjetër amerikani në MMA ka 11 fitore dhe katër humbje.

Vlen të theksohet se Latifi në UFC garon si sportist i Suedisë. /Telegrafi/

Exit mobile version