Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson do të përballen më 19 prill në kuadër të UFC 249.
Rusi është aktualisht kampion i peshave të lehta në artet marciale, derisa kundërshtari i tij mban rripin e kampionit të përkohshëm.
Por, para përballjes me Ferguson, Khabib ka marrë një mbështetje të madhe nga shqiptar që po ashtu është pjesë e MMA, Ilir Latifi.
Latifi ka publikuar një foto me kampionin në fuqi të peshave të lehta në UFC derisa ka shkruar: “Kohë e mrekullueshme UFC 248”.
Në vazhdimësi, ylli shqiptar është parë në shoqëri të Khabibit dhe duket se nga fotot janë miq shumë të afërt. /Telegrafi/