Më në fund do të zhvillohet përballja në mes të Ilir Latifit dhe Volkan Oezdemir në kuadër të UFC 153.
Përballja në mes të dy luftëtarëve të arteve marciale të përziera ishte paraparë që të zhvillohej më 1 qershor, por për shkak të lëndimit që pësoi Latifi, ajo është shtyrë më 10 gusht.
Më 30 maj ishte bërë e ditur se Latifi ka pësuar lëndim në shpinë, për ta caktuar tani përballjen më 10 gusht.
Boksieri shqiptar bëri të ditur se ai është i gatshëm për përballjen ndaj Volkan Oezdemir, e që ka kërkuar përkrahjen e tifozëve të tij.
“10 gusht – Shihemi në Uruguai”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/
Aug 10th – See you in Uruguay! #UFCUruguay pic.twitter.com/3ZoTizrbVT
— Ilir Latifi (@Latifimma) July 29, 2019