Site icon Telegrafi

Ilir Hasani: Nëse përkeqësohet gjendja do të ndërmarrim masa më të rrepta

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në deklaratë për media sot tha se gjendja epidemiologjike me coronavirusin është përkeqësuar dhe për këtë shkak është propozuar kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00.

Hasani tha se pas dy jave shihen rezultatet ose efektet e kufizimit të lëvizjes dhe nëse përkeqësohet gjendja do të mund të ketë masa më të rrepta.

“Në qoftë se numrat dalin më keq, edhe ditëve të ardhshme do të jemi të obliguar që ta shtërngojmë edhe më shumë rrethin dhe të marrin masa më të rënda”, tha zëvendësministri Hasani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, shqetësuese është numri i lartë i pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor trendi i këtyre pacientëve është rritës.

“Të gjitha të dhënat na thonë se shumë shpejt mbushen kapacitetet spitalore”, tha Hasani duke ju bërë thirrje të respektojnë masat./Telegrafi/

Exit mobile version