Site icon Telegrafi

Ilir Gashi: Dyshimet për manipulime janë rritur nga gatishmëria deri në konflikt kundër rinumërimit (Video)

Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, duke folur për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve në balotazh për disa komuna, ka thënë se dyshimet për manipulime janë rritur nga gatishmëria deri në konflikt kundër rinumërimit të votave.

Gashi, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është dashur të ndodhë rinumërimi i votave në të gjitha ato komuna ku ka pasur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor, sepse kjo ka ndodhur edhe më parë kur është kërkuar nga ndonjë subjekt politik.

“Pse nuk  u leju të rinumërohen votat. me pasqyru saktë, në prezencë të mediave, përfaqësueve të subjekteve politike dhe shoqërisë civile dhe të shihet çka ka në kuti”, tha ai.

Duke folur për manipulimin e votave në disa qendra të votimit në Prizren, Gashi ka thënë se dyshimet i ka rrit gatishmëria deri në konflikt për mos hapjen e kutive. /Telegrafi/

Exit mobile version