Site icon Telegrafi

Ilir Ferati: Për mua Gurrakoci është frymë dhe amanet

Fshati Gurrakoc i Istogut u mbush me flamuj dardan dhe duartrokitje të simpatizantëve të LDK-së.

Gurrakoci është vendlindja e kryetarit të ndjerë të Istogut, Fadil Ferati, dhe sot nga tubimi plot e përplot u dëshmua që vendasit e këtij fshati po e mbajnë gjallë kujtimin për Fadil Feratin dhe fuqinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një respekt të tillë nga bashkëvendësit e vlerësoi lart, kandidati për deputet, Ilir Ferati, ku ndër të tjera u shpreh “Nuk di nëse po mund t’iu falënderohem mjaftueshëm gjithë juve që jeni sot e gjithmonë me mua. Vij nga ju dhe për ju jam këtu”.

Ai theksoi se Gurrakoci për të dhe LDK-në është frymë dhe amanet, që me përkushtimin më të plotë do t’iu shërbejë.

Fjalimet e Feratit tërë kohën u shoqëruan nga brohoritjet në përkrahje të tij gjë që emocionoi edhe vet deputetin Ferati.

Kujtojmë që Ilir Ferati në këto zgjedhje mban nr.29 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Exit mobile version