Site icon Telegrafi

Ilir Deda: LAA është unike në qëndrimet e veta

Ilir Deda, deputeti i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ka qenë i ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Nënkryetari i partisë më të re Alternativa ka pohuar se deputetët e koalicionit të LDK-AKR-Alternativa nuk do të ndihmojnë Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës.

“Ne jemi unik dhe 29 prej nesh nuk kemi me shkuar kah PAN-i. Ky është vendim i të gjithë deputetëve”, ka thënë Deda.

Ai më tutje ka thënë se vetëm koalicioni LAA mund ta udhëheqë një qeveri stabile, pasi sipas tij, PAN-i është koalicioni që mund të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale.

“Po flas në mënyrë hipotetike, pasi mesë shumti është spekuluar se nga Gjykata Speciale do të dëmtohet mesë shumti koalicioni PAN”, ka thënë Deda.

Sipas tij, vendit nuk i duhet një qeveri që do ta izolojë vendin dhe premtoi se koalicioni që ai i takon, do ta zhvillojë vendin dhe po ashtu ka raporte më të mira edhe me bashkësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version