Telegrafi

Ilir Deda: PDK-ja si parti e tretë do të jetë opozitë e re

Ilir Deda ka reaguar në lidhje me deklaratat e përfaqësueseve të koalicionit PAN-it se vetëm ata mund të krijojnë qeverinë e Kosovës.

Sipas deputetit të ardhshëm të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, PDK-ja ka rreth 22 deputetë dhe do të jetë parti opozitare.

“Zyrtarët e ndryshëm të PDK-së vazhdojnë të shesin mjegull – atë që e bëjnë më së miri. PDK si partia e tretë në Kosovë, me rreth 22 deputetë, është opozita e re tash pas 11 qershorit. Fyerjet dhe arroganca e tyre e tregon më së miri përgatitjen e tyre për opozitë. Qasje e padenjë për çfarëdo opozite”, ka shkruar në Deda në Facebook.

Ndryshe, koalicioni PAN pritet të ketë 39 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizje Vetëvendosje 31 deputetë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa rreth 30. /Telegrafi/