Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Dedaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mendon njëjtë sikurse Slobodan Milosheviçi dhe Franjo Tugjhman.
“Slobodan Milosheviçi dhe Franjo Tugjmani mendonin njëjtë si Thaçi sot, që ‘Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh’ në ish-Jugosllavi”.
E megjithatë, sipas tij, “pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin”.
“Të tillë edhe do të mbesin”, ka shkruar Dedaj përmes një postimi në Facebook.
“E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar në fund Dedaj. /Telegrafi/