Telegrafi

Ilir Daja zgjidhet trajneri i vitit nga FFK

Pa dyshim ndër më të merituarit për sukseset e FC Ballkani gjatë këtij viti ka qenë edhe trajneri i spikatur nga Shqipëria, Ilir Daja.

Ai me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe përplot motiv.

Arritjet e klubit portokallezi kanë bërë që Ilir Daja të vlerësohet me meritë trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës.

Lexo po ashtu Mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës, Ballkani me epërsi të konsiderueshme ndaj ndjekësve

Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli.

“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm”, ka thënë fillimisht Daja.

“Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë akterët kryesor, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, shtoi më tej ai.