Site icon Telegrafi

Ilir Daja thotë se rotacioni në skuadër ndikoi, shprehet i lumtur për tifozërin që ishte në stadium

Foto nga arkivi

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshje ndaj Lirisë në udhëtim, ku fituan 1-0.

“Timonieri” i kampionëve e ka pranuar se futja e lojtarëve titullar në pjesën e dytë, e pati ndikimin e vet që Ballkani të marrë fitoren në xhiron e parë.

Ai u shpreh i lumtur edhe për numrin e madh të shikuesve të mbledhur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

“Futbolli luhet për tifozët dhe kur stadiumi mbushet, është mirë për të gjithë. E përshëndes Prizrenin për mbështetjen e skuadrës së tyre. I uroj vazhdimësi dhe suksese në Superligën e Kosovës”.

“Të ndërrosh pesë lojtarë është një rotacion gati 50%. Menduam ta bënim rotacionin për shkak edhe të ndeshjes në Gjibraltar ndaj Lincolnit dhe kjo pati ndikimin në pjesën e parë”.

Lexo po ashtu Në stadiumin “Përparim Thaqi” të stërmbushur, Ballkani mposht Lirinë

“Me futjen e Zybës, Korenicës, Kuçit e të tjerëve që janë pjesë e formacionit bazë, morëm situatën në dorë dhe krijuam disa raste shënimi. Kryesorja ishte që nuk e lamë kundërshtarin të na godiste si në pjesën e parë”, ka thënë Daja për “ArtMotion”. /Telegrafi/

Exit mobile version