Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mbetur i pakënaqur me barazimi ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ballkani ishte afër një fitore 2-0, por në fund pranoi dy gola në minutat e fundit për të lëshuar nga duart fitoren.
Ky këto lëshime apo gabime nuk i kanë pëlqyer aspak trajneri Ilir Daja, i cili i ka cilësuar si të evitueshme.
“Gabimet janë në futboll, por dy gabimet në fund ishin të evitueshme nga ana jonë. Gabimet e rikthejnë ekipin në lojë, ashtu kemi bërë ne”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.
“Malisheva luftoi fortë dhe nuk i mohohet assesi angazhimi për të dalë të pamposhtur në këtë takim. Ishin të tepërt dy gabimet në fund”.
“Unë tash po e marr vesh që Drita ka barazuar, por në radhë të parë ne duhet të shohim punën tonë dhe t’i fitojmë ndeshjet tona”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/