Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka lavdëruar lojtarët e tij për mentalitetin e treguar ndaj Dritës në derbin e javës së 30-të.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2, ku gjilanasit ishin dy herë në epërsi.
Daja ka thënë se ndeshja ishte e barabartë, ku edhe pas këtij barazimi mbesin lider në renditje.
“Asnjëra skuadër nuk dominoi në fushë, ishte lojë e barabartë ndërmjet dy skuadrave. As Drita nuk na dominoi, por as ne nuk e dominuam Dritën”.
“Ajo që na ka mbajtur në lojë është edhe ana e mentalitetit fitues të futbollisteve”.
“Pavarësisht disavantazhit, ne kemi ditur të rikthehemi në lojë falë këtyre djelmoshave”, ka thënë Daja pas ndeshjes për “Art Motion”.
Ballkani ka 60 pikë në vendin e parë, ndërsa Drita me 58 pikë është e dyta. /Telegrafi/