Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas fitores ndaj Drenicës në takimin e vlefshëm për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ballkani ka fituar pa vështirësi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 2-0, falë golave të Blend Baftiut dhe Lumbardh Dellovës.
Me këtë, fitore ekipi i Dajës ka vazhduar formën e mirë në kampionat, duke treguar se është pretendeti kryesor për titull kampion.
“Jam i kënaqur me djemtë në këtë ndeshje, pasi kishim kundërshtar që luan shumë mirë futboll, ishte e vështirë pasi luajtëm mbi 100 minuta në mesjavë me Prishtinën”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.
“Ritmi i lojtarëve më befasoi të them të drejtën, merita iu takon lojtarëve që unë drejtoj, ekipi ka një mentalitet fituesi”.
“Sigurisht që kjo fitore na duhej patjetër, shpresojmë që me këto dy javë që kemi në dispozicion të rikthehen edhe lojtarët e lënduar”.
“Jam i kënaqur me futbollistët, por e rëndësishme është vazhdimësia, pasi duke qenë në vend të parë të gjitha ekipet do e bëjnë natyrisht më të mirën kundër nesh”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/