Paraqitjet mbresëlënëse të anëtarit të përfaqësueses së Kosovës me Orebron po vazhdojnë. 21-vjeçari shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e (68-të), ndërsa të parin e shënoi një tjetër kosovar nga Gjilani, Shpëtim Hasani (55’).
“Edhe pse ishte një lojë miqësore ka qenë një lojë e mirë dhe jam i lumtur që arrita të shënoj atë gol. Jam i kënaqur me ekipin pasi jemi në një formë mjaft të mirë dhe pretendojmë të hyjmë përsëri në Allsvenskan”, tha Berisha për Telegrafi.
Iliri me Orebron garon në ligën e dytë të Suedisë ‘Superettan’, e cila do t’i nisë garat me 7 prill. /Telegrafi/