Site icon Telegrafi

Ilir Berisha, më i miri te Orebro

Paraqitjet mbresëlënëse të anëtarit të përfaqësueses së Kosovës me Orebron gjatë vitit 2012, e kanë shpërblyer atë me çmimin e tifozëve, si lojtari më i mirë i kësaj skuadre për vitin që lamë pas.

Berisha ishte më i votuari, ndërsa kishte dyfish më shumë vota se sulmuesi William Atashkadeh, i cili u rendit i dyti, njofton ORAinfo.

21-vjeçari mori 46 për qind të votave të të anketuarve, ndërsa Atashkadeh fitoi 22 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version