Telegrafi

Ilir Beqaj ankimon vendimin e Gjykatës së Posaçme GJKKO në Apel

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ankimon në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë me arrest me burg , të dhënë nga Gjykata e Posaçme për çështjen SASPAC.

Sipas mbrojtjes që përfaqësuesu ligjor i Beqaj kërkon, nuk ezksitojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese. Gjithashtu nuk ekziston rreziku që ai të largohet jashtë territorit dhe nuk ka vend që të prisshen provat lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë që akuza për të cilën është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.

Ilir Beqaj akuzohet për prokurimin e dyfishtë të një aktiviteti për promovimin e turizmit, edhe nga ministria që mbulon këtë sektor, edhe nga agjencia SASPAC që drejtohej nga Beqaj.