Në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit të Lartë Financiar.
Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KUR “Prishtina” Ilir Abdullahu do të ushtrojë detyrën e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, deri në zgjedhjen e kryeshefit, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi.
Ndërsa, UD i Zyrtarit Kryesor Financiar i KUR”Prishtina” është emëruar Sokol Duraku , në vend të Selatin Retkoceri .
Ndryshe, pak ditë më parë Bordi i KUR “Prishtina” ka shkarkuar nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv Gjelosh Vatajn. /Telegrafi/