Bordi i drejtorëve të Ujësjellësit “Prishtina”, ka zgjedhur për kryeshef të kësaj ndërmarrje, Ilir Abdullahun.
Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur për zgjedhjen e Abdullahut, por se zyrtarizimi i tij do të bëhet nesër.
Abdullahu, që nga shkarkimi i ish-kryeshefit, Gjelosh Vataj, ka ushtruar këtë pozitë .
Vataj është shkarkuar në mars të këtij viti me vendim të Bordit të Drejtorëve të Ujësjellësit, por edhe me kërkesë të ambasadave të Zvicrës dhe Gjermanisë.