Site icon Telegrafi

Iliq: Amerika i ka kërkuar Vuçiqit që Serbia ta njoh Kosovën

Kryetari i partisë Serbia e Re, Velimir Iliq tha se  Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan, Brian Hoyt Yee, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, që Serbia të njohë Kosovën deri më 1 janar të viti 2019.

Siç raporton “Tanjug”, Iliq tha në një konferencë për shtyp se në bazë të informatave që posedon diplomati amerikan Hoyt Yee ka kërkuar të “përmbushet premtimi me shkrim” që Kosova të fitojë një vend në Kombet e Bashkuara deri më 1 janar 2019 dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë asnjë ditë vonesë, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se presidenti i Serbisë në asnjë moment nuk e ka përmendur se është kushtëzuar dhe shtoi se, sipas asaj se si Qeveria e Serbisë po punon, gjithçka çon në faktin se premtimi që u është dhënë amerikanëve do të përmbushet. /Telegrafi/

Exit mobile version