Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Zoran Ilioski, ka tentuar që t’i përgjigjet ministrit serb Ivica Daçiq për deklaratat e tij kundër Maqedonisë, veçanërisht për çështjen e njohjes së Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shkak se Daçiq është bërë i dashur, edhe unë po ia parashtroj disa pyetje: Pse nuk sillet kështu edhe me vendet tjera që e kanë njohur Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Anglia, Holanda, Belgjika, Suedia, Kanada, Australia e tjera? Pse nuk i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me 134 vendet që e kanë njohur Kosovën? Pse bisedon me anëtarët e BE-së kur e di se 80% prej tyre e kanë njohur Kosovën?”, shkruan mes tjerash Ilioski./Telegrafi/